Kur kanë kaluar më shumë se dy muaj prej përfundimit të moratoriumit 5 vjeçar të gjuetisë, mungesa e legjislacionit ka bërë që gjuetarët të mos e vazhdojnë aktivitetin e tyre.

Përmes një komunikimi për mediat lokale, shoqata e gjuetarëve “Jakup Bajri” në Shkodër ka bërë të ditur se mungesa e një udhëzimi ligjor që rregullon dhe përcakton punën e gjuetarëve por edhe të institucioneve përgjegjëse ka bërë që hapja e gjuetisë të mbetet pezull.

Për shkak të moratoriumit, dëmi ekonomik I llogaritur në këtë shoqatë vlerësohet 20 milion lekë në vit.

Për sekretarin e shoqatës së gjuetarëve, Xhabir Mehmetin, mos angazhimi I institucioneve përgjegjëse në Shkodër ka bërë që hapja e gjuetisë të shtyhet prej dy muajsh.

Janë më shumë se 800 anëtarë të kësaj shoqate të cilët penalizohen nga mungesa e legjislacionit që lajmëron hapjen e gjuetisë. Kjo situatë ka krijuar jo pak konfuzion tek të apasionuarit pas gjuetisë në Shkodër

Artikulli paraprak“BLACK RIBBON DAY”, BASHA PËRKUJTON VIKTIMAT E REGJIMIT KOMUNIST NË SHQIPËRI: TË MOS LEJOJMË ASNJË FORMË TË AUTORITARIZMIT TË NA NDAJË NGA EUROPA
Artikulli tjetërZGJEROHET HUMBJA NË SKEMËN E PENSIONEVE, 23% MË SHUMË