Në kuadër të javës së Pavarsisë muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër organizoj sot aktivitetin edukues “Çfarë fsheh qyteti?”. Ky aktivitet ka si qëllim njohjen e nxënësve të shkollave 9-vjeçare të qytetit me disa nga godinat, personazhe apo dhe shoqëri kulturore të cilat janë të lidhur me ngjarjen e Pavarësis.

Në formën e “Gjuetisë së Thesarit” me ndihmën e fotove të arkivuara, hartave dhe gjëgjezave nxenësit u ndalën në 4 pika të qytetit, Komiteti Kombëtar mbrojtja e Kosovës, Busti i Luigj Gurakuqit, ish Bashkia dhe shtëpia ku u themelua Shoqëria Bashkimi.

Ky aktivitet ka si qëllim gjithashtu promovimin e këtyre pikave të cilat janë lënë në harrese shprehet Helidon Sokoli specialist në drejtornë rajonale të Kulturës.

Një pjesë e këtyre godinave apo dhe personazheve nxenesit nuk i njihnin ndaj ata shprehen të lumtur që u bënë pjesë e këtij aktiviteti.

Rreth 30 nxënës të shkollave të ndryshme të qytetit u bënë pjesë e këtij aktivitetit. Ndërkohë që gjatë ditëve në vijim do të zhvillohen edhe një sërë aktivitetesh të tjera në kuadër të javës së Pavarësise.