Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët në D.V.P.-Shkodër kanë goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike Sekuestrohen 85.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Narkotikët në D.V.P-Shkodër, në vijim të punës së tyre për parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë evidentuar dhe goditur një tjetër, ku u arrit se : Më datë 09.11.2016 në faqen e malit në zonën e Grabomit, Kelmend, gjithashtu dhe në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës, Koplik, Malësi e Madhe, shërbimet e policisë kufitare kanë konstatuar 3 persona të cilët po lëviznin në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ku menjëherë janë vënë në ndjekje por për shkak të terrenit të thyer malor dhe kushteve atmosferike jo të favorshme nuk kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tyre. Nga kontrrolli i ushtruar dhe krehja e zonës përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale : * 3 thasë me një sasi prej 85.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva Vijon puna për identifikimim dhe kapjen e autorëve përgjegjës, të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.