Në kuadër të ditës ndërkombëtare të Artizanëve dhe Zejtarëve në sheshin përpara bashkisë Shkodër u zhvillua një panair ku morën pjesë artizanë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Kryetari i bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia theksoi se mbështetja e artizanëve do të vazhdojnë të jetë prioritet për bashkinë.

Në këtë panair partizanët sollën punime druri, hekuri, punime me dorë si veshje popullore, me grep, qëndistari etj.

Artizanati është një nga profesionet më të vjetra në Shkodër që vijon të ruhet ndër breza.