Përfundon rikonstruksioni i rrugës “1 Qershori” në lagjen nr. 2 të qytetit të Shkodrës. Një investim 15 milion lekë nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, në zbatim të buxhetit të vitit 2021, një  zonë që i është bashkuar qytetit pas vitit 1990.

Projekti parashikon ndërhyrjen në infrastrukturën nëntokësore me kanalizimet e ujrave të zeza KUZ, kanalizimet e ujrave të bardha KUB, rrjetin e ujësjellësit, sipërfaqen asfaltike, trotuare dhe ndriçimin LED. Rruga dhe degëzimet e saj, arrijnë një gjatësi totale 500 metër linear, me ndikim të drejtpërdrejtë në përditshmërinë e banorëve një një zonë rezidenciale, kryesisht me banesa private.

Artikulli paraprakSHKODËR, RADHË TË GJATA NË GJENDJEN CIVILE
Artikulli tjetërTË DYTËT PAS UKRAINËS, BE REFUZOI 13 MIJË E 300 SHQIPTARË