Këshilli bashkiak i Shkodrës ka zhvilluar mbledhjen e radhës ku një prej pikave të rendit të ditës është miratimi i pikëzimit për strehimin social që ka të bëjë me banorët e ish konviktit të shkollës Veterinare. Ajo godinë pasi u përfshi nga flakët tashmë është në proces për t’u kthyer në banesa sociale. Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi tha se ata familje që kanë jetuar prej 30 vitesh kanë përparësi në aplikimet për përfitimin e banesave sociale.

Anëtarja e këshillit bashkiak Nersada Mandija u shpreh se përveç ndihmës që do i jepet në aplikime familjeve që jetonin tek ish konvikti i shkollës industriale do të shihet mundësia që ata të aplikojnë edhe në skema të tjera të strehimit social nëse dëshirojnë.

Ndërkohë një tjetër pikë e rendit të ditës në mbledhjen e këshillit bashkiak është shtimi i punonjësve të bashkisë me 15 vetë të cilët janë punonjësit e fushës sportive “Reshit Rusi” dhe stadiumit “Loro Boriçi” të cilët tashmë pas privatizimit të Vllaznisë, këta punonjës do t’i paguaj bashkia.

Në mbledhjen e këshillit bashkiak të Shkodrës u miratuan edhe pikat e tjera të rendit të ditës si 6% i ndihmës ekonomike apo edhe ndihma për disa familje banesat e të cilëve janë djegur nga zjarret.

Artikulli paraprakSHKODËR, PËRMIRËSIMI I LEGJISLACIONIT TË ZGJEDHJEVE
Artikulli tjetërSHKODËR, TETORI ROZË, 22 RASTE ME KANCER GJIRI