Organizata “The Door” në Shkodër është duke zbatuar projektin “Dua më shumë Natyrën dhe Shqipërinë”, një projekt ky që financohet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe synon fuqizimin e 30 të rinjve dhe të rejave për jetesën e pavarur dhe miqësore në natyrë. Ky projekt u prezantua në qendrën rinore Arka në qytetin e Shkodrës nga drejtuesi i organizatës “The Door” në Shkodër Kastriot Faci.

Projekti “Dua më shumë Natyrën dhe Shqipërinë” po zbatohet në dy qytete, përveç Shkodrës, Faci thotë se do jetë i përfshirë edhe qyteti i Elbasanit.

Ky projekt për njohjen e natyrës nga të rinjtë ndër të tjera ka për qëllim që të bëjë të ditur për të rinjtë monumentet natyrore të qarkut Shkodër dhe Elbasan. Projekti “Dua më shumë Natyrën dhe Shqipërinë” ka nisur në nëntor dhe do zgjasë për nëntë muaj me radhë deri në

gushtin e vitit të ardhshëm ndërsa do zhvillohen aktivitete jo formale në natyrë të karakterit edukues, socializues sportive, turistik dhe promovues të vlerave dhe traditave të Shqipërisë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, SHFAQET KOMEDIA “DUKE EDUKUAR RITËN”
Artikulli tjetërHUMB KONTROLLIN E MAKINËS DHE PËRPLASET ME TRAFIKNDARËSEN, PLAGOSET 49-VJEÇARI