Është shfaqur në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, komedia fenomenale “Duke edukuar Ritën” një vepër e komedianit të famshëm anglez Ëilly Rusell që erdhi nga teatri shëtitës “Çajupi” nën regjinë e Kiço Londos dhe e përkthyer nga Artur Lena. Kjo komedi luhet nga dy aktorët e njohur Laura Nezha që ka rolin e Ritës një parukiere dhe Mehmet Xhelili një pedagog letërsie. Rita e Laura Nezhës e pakënaqur me jetën e mërzitshme të punës si parukiere, regjistrohet në një universitet të hapur.

Frank i Mehmet Xhelilit, një profesor i vjetër dhe i nderuar pranon të udhëheq kursin si shtesë për të ardhurat e tij. Takimi dhe njohja e tyre përmes situatave komike dhe lirike ka një ndikim të ndërsjellë tek njëri-tjetri.

Komedia “Duke Edukuar Ritën” është një moral i fortë për shoqërinë konsumiste aktuale. Vepra teatrore e vlerësuar me çmim e autorit Ëilly Russell, e cila ka qenë një sukses botëror në teatër, por edhe në adaptimin e tij në film, e nominuar për çmimin “Oscar”, mori jetë nga Teatrit Shëtitës “Çajupi” në një performancë moderne nga regjisori Kiço Londo.

Në materialin rreth komedisë “Duke edukuar Ritën”, thuhet se një dashuri “e papërshtatshme”, me humor dhe kthesa vjen për të tronditur botën tonë teatrale dhe për të na kujtuar se nuk është kurrë vonë dhe gjithçka është e mundur, kur ndjekim atë që mbrojnë zemrat dhe ëndrrat tona!

Ngjarja e një profesori në moshë, të degraduar nga pija, në përballje me një studenteje të re dhe të etur për dije, krijoi kontrastin mes karaktereve të cilët hedhin dhe presin biseda intelektuale mes alkoolizimit të profesorit dhe personazhit karizmatik të Ritës.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, SEANCA E GJAKUT “DHURO JETË PËR FESTA”
Artikulli tjetërSHKODËR, PROJEKT PËR NJOHJEN E TË RINJVE ME NATYRËN