Edhe pse prej një viti qytetarët shkodranë po përballen me pandeminë COVID-19, duket se u mungon ndërgjegjësimi në lidhje me ruajtjen e distancës fizike dhe frenimin e përhapjes së mëtejshme të këtij infeksioni.

Gjendja që krijohet në Merkatën e Rusit është e ngjashme edhe me tregun e fruta- perimeve në Zdrale. Qytetarët thonë se infektimi nga koronavirusi I frikëson, ndërsa kërkojnë të merren masa për ata persona të cilët lëvizin pa maska dhe nuk ruajnë distancën në treg.

Ata kërkojnë që të merren masa edhe për rivendosjen e tuneleve të dezinfektimit të cilat u dëmtuan nga stuhia e pak muajve më parë dhe më pas u hoqën nga bashkia Shkodër.

Pavarësisht situatës tejet problematike të krijuar në tregjet e fruta – perimeve prej kohësh mungon ndërhyrja e institucioneve përgjegjegjëse për ndalimin e grumbullimeve dhe distacimin fizik mes qytetarëve.

Në një situatë të tillë, tregjet mbeten një nga vatrat më të rrezikshme të koronavirusit në Shkodër.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakHUMB JETËN PUNONJËSJA NË LANDFILLIN E BUSHATIT, DYSHOHET SE ËSHTË DËMTUAR NGA MAKINERITË
Artikulli tjetërSHKODËR, 34 RASTE TË REJA, 18 PACIENTË TË SHTRUAR NË SPITAL