Për të tretën herë radhazi në një periudhë disa mujore gjatë ditëve të fundit çmimet e karburanteve në vend kanë shënuar sërish rritje. Një litër naftë ose benzinë shitet nga 165 lekë deri në 182 lekë në varësi të cilësis dhe llojeve të pikave të karburanteve.

Taksistet janë të parët të cilët e ndjenë më së shumti rritjen e çmimit. Shoferët shprehën të shqetësuar pasi sipas tyre çmimet kanë arritur shifra të papërballueshme.

Që pas pandemisë çmimet e karburantit kanë njohur vetëm rritje. Shtrenjtimi i parë u shënua në shkurt të 2021 me 6-8 lekë për litër, i dyti në maj me 5 lekë për litër dhe po më të njëjtin çmim në fund të qershorit.

Artikulli paraprakISHP: ASNJË RAST I DYSHUAR APO I IDENTIFIKUAR PËR VARIANTIN DELTA NË SHQIPËRI! PO MONITOROJMË ME KUJDES
Artikulli tjetërSHKODËR, INFRASTRUKTURA RRUGORE PROBLEM PËR INVALIDËT