“Dhuro jetë për festa” është seanca e dhurimit të gjakut që u zhvillua në mjediset e fakultetit të Gjuhëve të Huaja të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për t’i ardhur në ndihmë personave që vuajnë nga sëmundja e Talasemisë. Kjo është një seancën e përvitshme që zhvillohet nga Kryqi i Kuq në bashkëpunim me departamentin e Infermiersisë të universitetit të Shkodrës dhe organizatën “Eko Mendje”.

Studentë por dhe qytetarë të Shkodrës u afruan të dhuronin gjak për personat Talasemik.

Mirsad Basha, drejtues i “Eko Mendje” që është një nga bashkëpunëtorët e kësaj nisme u bën thirrje qytetarëve të bashkohen në këto ditë festash në ndihmë të njerëzve në nevojë siç janë dhe personat talasemik.

Në qytetin e Shkodrës janë 400 persona që vuajnë nga sëmundja e Talasemisë dhe kanë nevojë për gjak.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, PROGRAM STUDIMI PËR GJUHË TË HUAJA NË TURIZËM
Artikulli tjetërSHKODËR, SHFAQET KOMEDIA “DUKE EDUKUAR RITËN”