Dy punonjës të hipotekes se Shkodrës janë shkarkuar nga detyra gjate se enjtes. Nje fakt I tille eshte bere me dije nga vete Ministria e Drejtesise, sipas se ciles keto shkarkime jane bere pas shkeljeve te konstatuara gjate verifikimeve te dokumentacioneve.

Sipas te dhenave prane ministrise se Drejtesise behet me dije se te shkarkuarit nga detyra jane punonjes Spartak Haxhia dhe Taulant Bejko. Zyra Vendore e regjitrimit te pasurive te paluajteshme ne Shkoder, ishte me proces te verifikimit te dokumentacioneve, pasi kontrolli i Ministrise se Drejtesise ka nisur pikerisht me shkodren dhe disa qytete te tjera kontrollin ne institucionet e varesise. Sipas te njejtave burime, behet me dije se kontrolli vazhdon te jete aktiv dhe do te shkarkohen te gjithe ato persona te cilet nuk kane zbatuar ligjin ne lidhje me pronat e qytetareve. Kjo vale shkarkimesh, vjen pas emerimit te drejtorit te ri te Hipotekes ne Shkoder, por edhe zevendesimit se fundmi te ministrit te Drejtesise, pas doreheqjes se Nacos, dhe emerimit te Ylli Manjanit si minister I Drejtesise.

Artikulli paraprakLËNDË NARKOTIKE, BLUTË ARRESTOJNË 23 VJEÇARIN
Artikulli tjetërZYRTARE: ESHTE VRARE TRURI I SULMEVE NE PARIS