Ndotja mjedisore si pasojë e mos menaxhimit të mbetjeve, është e mbetet një problem madhor për bashkinë e Shkodrës, po ashtu edhe për njësitë administrative.

Keto janë pamjet e filmuara paraditen e kësaj të diele dhe bëhet fjalë për zonën industriale në periferi të qytetit e cila ka disa muaj që është katandisur si mos më keq.

Sic mësohet fabrikat të cilat ushtrojnë aktivitet në këtë zonë më së shumti ato fasone, janë ndotësit më të mëdhenj.

Këtë më së miri e tregojnë pamjet se si mbetje të tilla të përpunimit të këtyre fabrikave, janë të hedhura jashtë kazanëve, te cilat jo vetëm krjojnë një imazh të shëmtuar por bllokojnë edhe lëvizjen e këmbësorëvë në trotuar.Pamjet e sotme të Shkodrës janë të trishtueshme pasi mbeturinat kanë pushtuar gjithçka.

Pas mbushjes së kazanëve të plehrave qytetarët janë detyruar t’i hedhin pranë tyre, por ato janë shpërndarë në të gjithë vendin madje edhe duke i vënë flakën.

Banorët kërkojnë që bashkia të ndërhyjë menjëherë për tërheqjen e mbeturinave pasi ato i paguajnë të gjitha taksat vendore për pastrimin.

Artikulli paraprakLAGJJA “FERMENTIM”, PA UJË DHE INFRASTRUKTURË
Artikulli tjetërISH-DEPUTETJA HAJDARMATAJ: PAKTI PËR UNIVERSITETIN DËSHTOI