Kur jemi në prag të stinës së dimrit, asnjë investim nuk është bërë në përmirësimin e kushteve në të cilat tregtojnë fruta – perimet tregtarët në merkatën e Rusit. Tezgat e vogla janë të pamjaftueshme për veprimtarinë e tregtarëve për shkak të sipërfaqes së vogël. Tregtarët thonë se paguajnë mbi 150 mijë lek të vjetra taksa për një hapësirë të pamjaftueshme për të shitur produktet e tyre bujqësore.

Ndërkohë, ka nga ata të cilët thonë se disa herë kanë bërë ankesa ndaj bashkisë Shkodër për rikonstruksionin e këtij tregu por akoma nuk është marrë asnjë masë për përmirësimin e kushteve.

Në dimër apo në verë, tregtarët në merkatën e Rusit përballen me një sërë problemesh pasi tezgat nuk kanë hapësirën e nevojshme për të tregtuar. Ata kanë improvizuar duke vendosur materiale të ndryshme përmbi këto tezga për t’u mbrojtur nga shiu dhe bora gjatë dimrit, apo I nxehti përvëlues gjatë verës.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, ULET NUMRI I TURISTËVE NË QYTET
Artikulli tjetërVIDEO/ SHKODER, ARRESTOHEN 8 PERSONA, 3 SHPALLEN NE KERKIM