Shërbimi i Hemodializës, një proces jetik për pacientët që duhet ta kryejnë atë, ofrohet tashmë dhe në Shkodër

, nga një shërbim me kushte mjerane dhe të degraduara në një shërbim me standarde europiane. Qendra e dytë e re e Hemodializës në Shkodër hapet pas asaj të Vlorës, për të vijuar edhe në qytete të tjera, duke lehtësuar për qytetarët barrën e shpenzimeve dhe kursyer kohën e udhëtimit dhe mundimin për në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë.Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj vizitoi Qendrën dhe u takua me stafin mjekësor e pacientët që po merrnin shërbimin aty. Kryeministri theksoi se shumë shpejt problemi i ecejakeve dhe sorollatjeve të qytetarëve nga një spital në tjetrin do të marrë zgjidhje në të gjithë Shqipërinë. Kjo falë hapjes së qendrave të reja në qytete të tjera. Për ministrin e Shëndetësisë Beqaj, veç përfitimeve që sjell qendra për pacientët, ajo është gjithashtu një inkurajim për mjeket dhe infermierët, për të dhënë maksimumin në punën e tyre. 

Artikulli paraprakSËMUNDJA E GJEDHIT, BIE NDJESHËM FUQIA BLERËSE E MISHIT
Artikulli tjetërURA E TELIT NË DRISHT MBULOHET NGA MBETURINAT