Prej disa orësh disa banorë të Dukagjinit mbetën të bllokuar në aksin e malit të Shoshit për shkak të rrëshqitjes së gurëve në atë segment të amortizuar plotësisht dhe të rrezikshëm. Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi thotë se është bërë e mundur pastrimi i asaj rruge nga gurët në disa vende duke mundësuar edhe zhbllokimin e banorëve që po udhëtonin drejt Dukagjinit.

Kryebashkiakja thotë se që në korrik të këtij viti i është drejtuar me një shkresë qeverisë shqiptare për një investim në aksin Shkodër-Dukagjinit nga ana e Malit të Shoshit. Në atë projekt mund të përfshihet edhe aksi nga Thethi në Tropojë për ta shtruar me asfalt por problem është thotë kryebashkiakja Ademi që të përfshihen edhe akset dytësore të njësisë Pult.

E pyetur edhe për pjesën tjetër të aksit që lidh Shkodrën me Dukagjinit, segmentin e Qafë Thores e cila po shkon drejt bllokimit të plotë nga bora, kryebashkiakja Ademi u shpreh se duhet një mbledhje në Prefekturë me gjithë institucionet për t’u munduar që të mbahet e hapur.

Njëra pjesë e aksit Shkodër-Theth nga ana e Qafë Thores që kalohet nga Malësia e Madhe është asfaltuar por sërish në dimër mund të jetë e pakalueshme si shkak i trashësisë së borës ndërsa kahu i tjetër që lidh Shkodrën me Dukagjinin përmes malit të Shoshit është e rrezikshme për shkak të amortizimit total.

Artikulli paraprakFALLXHORJA BËN PARASHIKIMIN E FRIKSHËM: DO BJERË NJË TËRMET I FUQISHËM, NË SHQIPËRI DO…
Artikulli tjetërPARAKALIMI I GABUAR I AMBULANCËS SHKAKTOI AKSIDENTIN, ÇFARË THOTË KODI RRUGOR