Shkodra Jazz Festival mes një vendimarrje të vështirë për ta anuluar apo jo koncertin e radhës në ditën që mjeshtri i muzikës Kujtim Alija u nda nga jeta vendosi që ta zhvillojë kjo me mesazhin se muzika ishte jeta e të ndjerit. Një pjesë e rëndësishme e këtij koncerti natën e mbrëmshme në qendër të qytetit të Shkodrës iu kushtua nderimit të figurës të artistit Kujtim Alija. Drejtuesi artistik i Shkodra Jazz Festival dhe organizatori Florian Jakaj u ngjit në skenë duke vlerësuar gjithçka që Kujtim Alija dhe për muzikën në Shkodër dhe Shqipëri…

E ftuar në natën e parafundit të Shkodra Jazz Festival ishte këngëtarja e jazzit Dagmar Segbers dhe grupi i saj muzikor Organ Trio ndërsa një prej këngëve “What a Ëonderful Ëorld” iu kushtua Kujtim Alisë….

Gjatë mbrëmjes Dagmar Segbers Trio performuan edhe disa pjesë të tjera muzikore të muzikës Jazz ndërsa artistja Klodiana Vata bëri moderimin e koncertit të cilin Star Plus Televizion e transmertoi drejtpërdrejtë.

Artikulli paraprakPRONAT PRIMARE PËR SHQIPËTARËT GJATË PANDEMISË
Artikulli tjetër“KATAR 2022”, KOMBËTARJA ZBARDH LISTËN E TË GRUMBULLUARVE