Qytetarët e Shkodrës nuk besojnë aspak në reformën në drejtësi e cila po merr vëmendjen më të madhe jo vetëm të politikës shqiptare por edhe autoriteteve ndërkombëtare.

Shkodranët thonë se edhe kjo reformë do jetë si gjithë të tjerat që janë bërë më parë duke mos sjellë asnjë lloj ndryshimi për sistemin e drejtësisë. Qytetarët e Shkodrës kanë një dëshirë të madhe që reforma në drejtësi të ketë efektivitet por sipas tyre nuk mund të bëhet teksa partitë politikë përjashtojnë njëra-tjetrën duke mos e zgjidhur përmes konsensusit për të cilin edhe ndërkombëtarët nuk reshtin sëfoluri. Reforma në drejtësi presupozon që jo vetëm të rikthem besimin e humbur në këto 25 vite tek qytetarët por edhe të pastrojë këtë sistem nga të korruptuarit dhe kriminelët që zënë pjesën më të madhe të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Artikulli paraprakPUKË, DEL NGA RRUGA FURGONI ME PASAGJERA, S’KA DËME NË NJERËZ
Artikulli tjetërSEKRETARI RISTANI: NDARJA E DEGËVE TË PD NJË VARIANT