Banorët në lagjen “Pallate” dhe “Kapedani” në Vau Dejës sot furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm dhe gëzojnë një kënd të ri sportiv. Objektiv tha kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Vau Dejës Kristian Shkreli mbetet që kënde të tilla t’i kemi në çdo zone. Në katër vitet e ardhshme tha kandidati Shkreli krahas infrastrukturës, pallatet do të kenë një ndryshim total.

Banorët e këtyre lagjeve u shprehën besim plotë se vota për Kristian Shkrelin është votë për më shumë punë në komunitet.

Më pas Kandidati Shkreli vijoi takimet në lagjen “Kinoklub” teksa u mirëprit nga banorët. Krahas investimeve të bëra, banorët e kesaj lagje kërkuan që në këtë mandat të rikonstruktohën rrugët si dhe të vihet në funksion Qendra Kulturore.

Shkreli tha se rruga “Lisen” do rikonstruktohEt që në vitin e parë të mandatit ndërsa aktivitetet rinore, kinemaja dhe qEndra kulturore do marrin vëmendjen e Bashkisë Vau Dejës.

Banoret e lagjeve “Pallate”, “Kapedani” dhe “Kinoklub” i premtuan kandidatit Shkrelit se do te votojnë atë dhe Partinë Socialiste me 14 maj.

Artikulli paraprakBERISHA AKUZA RAMËS: TENDERAT OFFSHORE MLN EURO TË BAXHANAKUT E THJESHTRËS
Artikulli tjetër“EPITAFI I PERIKLIUT” SHFAQJE NGA NXËNËSIT