Shkrimtari dhe poeti i njohur Skender Sherifi ishte i pranishem ne Shkoder teksa po realizon nje tur takimesh ne gjimnazet e vendit.

Nen shoqerine e drejtuesve te drejtorise arsimore rajonale ai realizoi nje bashkebisedim me nxenesit e 3 shkollave te mesme ne metropolin verior si “Jordan Misja”, “Oso Kuka” dhe “Nene Tereza”.Shkrimtari shprehet i kenaqur nga interesi qe treguan nxenesit shkodrane per letersine. I pyetur se sa e veshtire eshte per te rinjte leximi i librave ne aktualitetin e sotem ku mbizoteron teknologjia, Sherifi pergjigjet keshtu .. Skënder Sherifi jeton prej moshës 1-vjeçare në Francë dhe Belgjikë. Ai është autor i 10 librave të shkruar në gjuhën frënge, ndërkohë që vetëm 3 prej tyre janë përkthyer në shqip, “Lojë dhe Kundërlojë”, “Oksigjeni “ dhe “Ateljeri i ëndrrave”.Në vitet 1976 – 1980 ka jetuar në Prishtinë dhe pas vitit 1990 ka ardhur rregullisht në Shqipëri për të ruajtur lidhjet me vendin nga ku buron prejardhja e familjes së tij, Tropojën.

Artikulli paraprakPASHKËT, VIJNË NË JAZZ NË SHKODËR
Artikulli tjetër“PRITJA” SHFAQET PËR HERË TË PARË NË SHKODËR