Nje banese ne afersi te shkolles se mesme “Oso Kuka” ne Shkoder eshte shkrumbuar nga flaket e zjarrit. Ne momentin e renies se zjarrit askush nuk ndodhej ne shtepi , teksa 3 zjarrefikese u angazhuan per te shuar zjarrin.

I pranishem ishte dhe Drejtori i Repartit te Zjarrefikseve ne Shkoder Agron Dibra, i cili tregoi rreth operacionit per te izoluar zjarrin dhe mos perfshirjen ne flake te banesave te tjera.  Drejtori ka perjashtuar mundesine qe zjarri te jete shkaktuar nga bombula e gazit.  “Rrjeti i amortizuar elektrik ne banesa te vjetra si dhe pakujdesia eshte shpesh shkak per zjarre ne banesa” tha Drejtori i repartit te zjarrefiskeve ne Shkoder

Mësohet se banesa e cila ishte lënë me qera ka pësuar dëme të shumta materiale teksa fatmiresisht nuk ka patur te lenduar ne njerez.