Bllokimi i transportit publik dhe urban mbetet një problem për shoferët e furgonave. Haki Hoxhaj një nga shoferët në Malësinë e Madhe ka më shumë se dy muaj që është i papunë. Ai tregon se kjo periudhë e ka dëmtuar shumë. Puna me furgon për të është i vetmi burim të ardhurash që ka për të mbajtur familjen e tij

Shoferi Hoxhaj tregon se nuk e ka marrë pagën e luftës të premtuar nga qeveria, ndërsa shpenzimet rriten çdo ditë edhe pse akivitetit i tyre vazhdon të jetë i pezulluar
Kërkesa e shoferëve është rihapja e transportit publik dhe urban sa më shpejt. Ajo që kërkojnë është edhe dëmshpërblimi i dëmit të shkaktuar gjatë këtyre muajve

Transporti urban shërben për të mundësuar lëvizjen e qytetarëve nga fshatrat drejt qyteteve dhe anasjelltas. Bllokimi që vazhdon për transportin urban ndikon edhe tek bizneset pasi lëvizjet e personave janë më të pakta për shkak se nuk kanë me çfarë të lëvizin duke ia vështirësuar edhe atyre situatën.

Artikulli paraprakRAMA AFAT DERI NË 5 QERSHOR BIZNESEVE: APLIKONI PËR PAGËN E LUFTËS SË PUNËTORËVE OSE JU PRET GJOBA
Artikulli tjetërSHKODËR, DITA E DYTË E KËRKIMEVE PËR PESHKATARIN