Shoqata miqësore Shqipëri-vendet Arabe e shikon shqetësuese situatën qe po ndodh ne lindjen e mesme dhe krijimin e grupit me te rrezikshëm te terrorizmit qe vendet arabe kane njohur isis.

Kryetari i kësaj shoqate Muhamer Vuci si njohës i mire i politikes se këtyre vendeve shprehet se zanafilla i gjithë këtij kaosi është pranvera arabe e cila nuk erdhi ashtu siç mendohej.Vuci nënvizon se grupi ekstremist isis ka krijuar pas vetes te ardhura te forta financiare duke e bere këtë te fundit kuçedrën e njerëzimit. Numrin e konsiderueshëm te luftëtareve kosovare Vuci e lidhe me marrëdhëniet e hershme te tyre ne vendet arabe ndërsa nënvizon se Shqiptaret ne përgjithësi nuk kane asnjë lidhje me isis dhe qëllimet e tij. Shoqata miqësore Shqipëri-vendet Arabe shpreh bindjen se Europa do ja dale te mposhte grupin famëkeq ISIS i cili ka filluar te realizoje një nga qëllimet e tij siç është përhapja e panikut tek opinion i gjere.Kryetari i kësaj shoqate ne Shkodër shprehet se ISIS ushqehet me friken e evropianeve ndërsa nënvizon se popujt e pafajshëm ne lindjen e mesme kane vuajtur nder vite nga luftrat e krijuara.Sipas këtij te fundit një nga problemet kryesore është zgjidhja një here e mire e çështjes se Palestinës nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës.