Në ndeshjen Shqipëri – Serbi të 8 tetorit nuk do të ketë tifozë serbë në stadium.

Konfirmimin e jep sekretari i përgjithshëm I federatës shqiptare të futbollit Ilir Shulku.

SHULKU: S’DO LEJOHET ASNJË VEPRIM JASHTË FUSHËS

Nder te tjera, Shlku tha se janë marrë masa që të mos ketë asnjë veprim jashtë fushe që të ndikojë në ecurinë e lojës ndërsa ka patur kërkesa për 100 mijë tifozë.

Grupimi i vetëm në stadium do të jetë ai i “Tifozëve Kuq e Zi”, të cilët në bashkëpunim me Federatën do të bëjnë një koreografi. I ftuar në këtë ndeshje do të jetë dhe zyrtari i lartë i UEFA-s, sekretari i përgjithshëm i saj, Gianni Infantino, ndersa Ballist Morina, ideatori i dronit të Beogradit, nuk do të jetë në stadium.