“Është një ndeshje e vështirë ndaj Kukësit por Vllaznia me Kukësin të shtunën kërkon fitoren”.

Kështu shprehet kapiteni i kuqebluve Ndriçim Shtubina në prag të përballjes Vllaznia-Kukësi. Rënia nga Superliga është një frikë për Vllazninë shprehet Shtubina. Shtubina pranon kalenderin e vështirë të 4 ndeshjeve të radhës ndërsa thotë ndaj Kukësit ekipi duhet të fitojë edhe për Gurishtën. Vllaznia-Kukësi do të luhet të shtunën në fushën sportive “Reshit Rusi” në qytetin e Shkodrës. Kuqeblutë vijnë pas barazimit me Laçit ndaj kërkohet fitorja për të qenë sa më larg luftës për mbijetesë.

Artikulli paraprakURA E BANUSHIT NË GRUEMIRË, RREZIKON IZOLIMIN E BANORËVE
Artikulli tjetërUJI I PIJSHËM, GJYLI: KEMI PARAMETRA TË LARTA HIGJENE