Pas reagimit të ardhur nga SHBA, edhe Bashskimi Europian ka reaguan në lidhje me tensionet në veri të Kosovës, ku protestues tentuan të ndalonin kryetarët e rinj të katër komunave të hynin në zyra, situatë që përfundoi në të shtëna me armë zjarri dhe gaz lotësjellës.

BE ka dënuar tensionet ndërsa ka shtuar se të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të shtensionuar situatën dhe të rivendosin qetësinë menjëherë.

“Bashkimi Evropian dënon fuqishëm përplasjet në mes të Policisë së Kosovës dhe protestuesve në veri të Kosovës, të iniciuara nga përpjekja e kryetarëve të sapozgjedhur që të hyjnë në objektet komunale. I dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX-it. EULEX duhet të lejohet të kryejë mandatin e tij paqësisht. Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të shtensionuar situatën dhe të rivendosin qetësinë menjëherë. BE-ja s’do të pranojë asnjë veprim të mëtejmë të njëanshëm apo provokues dhe ruajtja e paqes dhe siguria në terren duhet të jenë prioritet”, thuhet në reagimin e BE-së.

Artikulli paraprakPËRPLASJET NË VERI TË KOSOVËS, SENATORI AMERIKAN: JAM I BEFASUAR, KURTI TË NDALË MENJËHERË PROVOKIMIN
Artikulli tjetërTENSIONET NË VERI TË KOSOVËS, NIKOLLA: KJO SITUATË NUK I SHËRBEN NOMINALIZMIT TË MARRËDHËNIEVE