Sindikata e arsimtarëve në qytetin e Shkodrës është shprehur e shqetësuar për mosdhënien e shpërblimit prej 100 mijë lekësh të vjetra nga ministria e arsimit që njihet si shpërblimi vjetor për mësuesit.

Jo vetëm se nuk do të hiqet dorë nga sindikalistët për shpërblimin vjetor për arsimtarët por sipas tyre nëse shumë prej 100 mijë lekësh të vjetra nuk jepet atëherë lëvizjet sindikaliste do të përshkallëzohen deri në ndërprerjen e procesit mësimor. Edhe kontrata kolektive e nëshkruar sëfundmi e parashikon shpërblimin vjetor. Për sindikatën e arsimit mosdhënie e shpërblimit vjetor është shkelje e të drejtave të tyre ndaj Ministria e Arsimit duhet të marrë masat e duhura.