Edhe pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Festivalit Europian të Muzikës, Eurovision 2022, i cili po zhvillohet në Pala Olympico në Torino të Italisë. Pak muaj më parë, televizioni publik italian Rai njoftoi se konkursi i këtij viti, nga i cili Rusia është përjashtuar që nga pushtimi i Ukrainës , do t’i kushtohet paqes. Në finalen e Eurovisionit do të marrin pjesë 20 vendet që u kualifikuan nga dy gjysmëfinalet dhe Big Five (Franca, Gjermania, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, si dhe vendi pritës Italia), ndërsa do të votojnë të dyzet vendet pjesëmarrëse.

Kënga favor e konkursit

Ukraina që nga momenti kur shpalli pjesëmarrjen në konkursin muzikor, është favoriti i madh për këtë vit. Vendi përfaqësohet nga grupi ” Kalush Orchestra “, me këngën ” Stefania “. Këngëtari Oleh Psiuk ishte shprehur për këngën:

“Kënga është shkruar shumë kohë para luftës. Iu kushtua nënës sime, por pas pushtimit dhe luftës, mori dimensione të tjera dhe shumë njerëz filluan ta identifikonin me Ukrainën si atdheun e tyre. Tani është në zemrat e shumë ukrainasve dhe popullariteti dhe simbolika e tij janë rritur ndjeshëm.” Sa i përket konkurrencës dhe faktit që është “favoriti i madh”, tha ai“Për vendin tonë është kaq e rëndësishme të kemi fitore në të gjitha nivelet. Na ngre moralin”.

Megjithatë, 24 vende të tjera janë thirrur të japin maksimumin dhe pavarësisht parashikimeve të deritanishme, nuk do të dorëzohen aq lehtë. Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia janë në vendet e para të parashikimeve. Kujtojmë se Shqipëria me këngën “Sekret” të artistes Ronela Hajati u skualifikua në gjysmë finalen e së martës.

Artikulli paraprakXHAÇKA TAKOHET ME HOMOLOGUN KULEBA: UKRAINA DHE BALLKANI PERËNDIMOR MERITOJNË NJË PERSPEKTIVË TË QARTË EVROPIANE
Artikulli tjetërPUTIN: DO TË ISHTE “GABIM” QË FINLANDA TË HYNTE NË NATO