Autoritetet suedeze kanë në plan të dëbojnë 80 mijë azilkerkues nga vendi.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm suedez Anders Ygeman, i cili shtoi se për deportimin e të gjithë emigrantëve do të përdoren avionë charter dhe kjo procedurë do të marrë disa vite kohë.Gjatë vitit 2015 në Suedi kanë aplikuar për azil 163 mijë emigrantë, numri më i lartë në Europë llogaritur në bazë të numrit të popullsisë.Në Suedi kanë shkuar emigrantë edhe nga Shqipëria, dhe ata të cilëve u është refuzuar azili pritet të jenë pjesë e këtij fluksi që do të rikthehen.Megjithatë, aplikimet kanë rënë ndjeshëm që prej momentit kur suedia rivendosi kontollet kufitare.Bashkë me Gjermaninë, vendi skandinav është destinacioni më i preferuar i klandestinëve që arrjnë ilegalisht në Europë.Nga 58.800 kërkesa për azil të bëra gjatë 2015, 55% u pranuan.Më shumë se një milion refugjatë të larguar nga luftrat në Siri, Irak dhe Afganistan kanë hyrë në Europë gjatë vitit të shkuar. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nga 46 mijë klandestinë që kanë mbërritur në Greqi që prej fillimit të këtij viti deri tani, më shumë se 170 kanë humbur jetën në udhëtimet e rrezikshme në det.

Artikulli paraprak“TERRITORIALIA”, TERTHORJA: INSPEKTORIATI I MJEDISIT, ASGJË SNDRYSHON
Artikulli tjetërSHKODËR, 35 VJEÇRI I JEP FUND JETËS DUKE U VETËVARUR