Një person ka tentuar që të therë trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjoka.Ngjarja ka ndodhur në fushën sportive “Reshit Rusi” në Shkodër në fund të stërvitjes.

Një shtetas me kapuç në kokë i është afruar trajnerit dhe ka tentuar që ta sulmojë, dyshohet se me thikë.

Trajneri Gjoka e ka kuptuar se personi mund ta sulmonte dhe i është shmangur duke shpëtuar pa u dëmtuar.

Policia është njoftuar menjëherë. Dy shtetas në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” janë shoqëruar në polici duke dyshuar se mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Ky është rasti dyte, teksa edhe njëherë tjetër ka patur tentativë për ta sulmuar teknikun Gjoka.Policia po heton për ta zbardhur ngjarjen.

Gjoka ka debatuar me pare me agresorin pastaj ky e ka goditur me thike ne pjesen e kokes.

Gjoka ka marre mjekim nga mjeku i ekipit dhe nuk ka probleme.

Artikulli paraprak32 VJEÇARI PREJ ORËS 12 MBI SHTYLLËN E TENSIONIT TË LARTË DHE NUK ZBRET
Artikulli tjetërPOLICIA,DETAJE MBI NGJARJEN KU U GODIT ERNEST GJOKA