Wolfsburgu arriti të fitonte (6-5) pas goditjeve të 11 metërshave duke u shpallur fitues i Superkupës së Gjermanisë. Për trajnerin e Bayernit, Pep Guardiola kjo është disfata e tretë radhazi në finalen e Superkupës së Gjermanisë. Heroi i takimit ishte padyshim Nicklas Bendtner, teksa sulmuesi danez hyri në fushën e lojës në minutën e 70-të dhe një minutë përpara përfundimit të ndeshjes arriti të shënonte golin e barazimit për Wolfsburgun.

Për bavarezët Arjen Robben kishte shënuar golin e parë në minutën e 49-të. Edhe në goditjet e 11 metërshave Bendtner ishte protagonist teksa shënoi penalltinë vendimtare duke mposhtur portierin Manuel Neuer. Wolfsburgu ka regjistruar në këtë mënyrë suksesin e parë në historinë e klubit në Superkupën e Gjermanisë, ndërsa trajneri spanjoll Pep Guardiola ka pësuar humbjen e tretë në po kaq ndeshje të Superkupës, duke u mundur në dy finalet e mëparshme nga rivalët e Borussia Dortmund. Superkupa e Gjermanisë shënoi edhe një rekord. Për të gjashtin sezon radhazi ndeshja decizive për trofeun e parë sezonal u luajt me një stadium të ezauruar tërësisht. 30 mijë ndjekës në stadiumin e Wolfsburgut, ndërkohë që në 3 sezonet e kaluara Supërkupa ishte luajtur në stadiumin e Dortmundit me mbi 80 mijë shikues, apo në atë të Bayernit me mbi 70 mijë të pranishëm. Kampionët dhe nën kampionët e Francës kanë hapur zyrtarisht sezonin 2015/16 të Ligue 1. Në Montreal është zhvilluar Superkupa e Francës mes Paris SG dhe Lyon. Skuadra e Blanc është paraqitur në këtë ndeshje pasi ka fituar edhe “International Champions Cup” të Amerikës së Veriut. Ndërsa Lyon, pas fitores në miqësoren ndaj Milanit, është mundur 6-1 nga Arsenali në “Emirates Cup”. Dukej se edhe finalja do të përfundonte në të njëjtën mënyrë për nën kampionët e Francës, me Parisin që ka siguruar një avantazh të dyfishtë pas 17 minutash lojë. Nw pjeswn e dytw Parisi ka shkuar disa herë afër golit të tretë, por pa arritur të finalizojë në mënyrën e duhur aksionet e krijuara. Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara nga Parisi, rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në minutën e fundit, me PSG-në që ka fituar trofeun për herën e pestë në historinë e klubit. Duket se lojtarët e Blanc nuk do të kenë rivalë as në këtë sezon në Francë, por objektivi i “Les Parisien”, pas tre kampionateve radhazi të fituar në Ligue 1, është suksesi në Champions