Në teatrin “Migjeni” ka nisur në mënyrë intensive faza e parë e punimeve. Fillimisht punimet kanë nisur me bodrumin e teatrit për të vijuar edhe me çatinë, hidroizolimin e saj si dhe pjesët elektrike.

Inxhinieri që po ndjek punimet Nazim Juka thotë se shuma e për fazën e parë është 57 milion lekë të reja ndërsa bën të ditur se në fazat e tjera bashkia bashkë me qeverinë do financojnë një vlerë prej 2 milion e gjysëm eurosh për të ndryshuar totalisht gjendjen e teatrit “Migjeni”.Inxhinieri Juka tregon se gjendja e teatrit nuk është aspak e mirë dhe kjo është vërtetuar me situatën në bodrum nga ku po bëhen edhe ndërhyrjet fillestare i cili ka qenë i dëmtuar rëndë dhe tejet i amortizuar.Faza e parë e punimeve parashikohet që të zgjasë jo më shumë se 6 muaj, çka do të thotë se duhet që të përfudojë në muajin prill të vitit të ardhshëm. Më pas duhet pritur se cilat do të jenë ndërhyrjet e tjera në teatrin “Migjeni” i cili aktualisht ndodhet i amortizuar në shumë pjesë të tij.

Artikulli paraprakPREFEKTI “MBYLL” SYTË, FIRMOS PARATË E VLLAZNISË
Artikulli tjetërTËRTHORJA: PUSHTETI VENDOR PËRGJEGJËS PËR MBETJET SPITALORE