Vendi ynë do të mbizotërohet nga mot me kthjellime dhe vranësira ditën e sotme.

Sipas Meteoalb në jug të vendit do të ketë vranësira të dendura dhe shira të dobët dhe të përkohëshëm.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të largojnë vranësirat nga i gjithë territori i vendit duke ri-kthyer motin e kthjellët por të ftohtë.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes ndërkohë nga mesdita vlerat do luhaten nga -8°C deri në 11°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim.