Familjeve nga Durrësi cilat janë strehuar në hotelin “London” në Velipojë I janë dhuruar nga farmaci “Vita” në Shkodër një numër I madh medikamentesh për sëmundje të ndryshme. Kjo iniciativë e farmacisë erdhi si shkak I nevojës së furnizimit me ilaçe për shumë persona të cilët janë strehuar në këtë hotel prej ditësh.

Qytetarët nga Durrësi kanë shprehur mirënjohjen e tyre për këtë iniciativë humane të farmaci “Vita” në Shkodër e cila bëri të mundur furnizimin për disa kohë me ilaçe të këtyre banorëve të prekur nga tërmeti I një jave më parë.

4 pako me ilaçe iu dhuruan rreth 120 personave të prekur nga tërmeti dhe të strehuar në një nga hotelet në Velipojë prej disa ditësh. Kryesisht të moshuarit ishin ato të cilët u prekën më së shumti nga ky donacion pasi për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, furnizimi me ilaçe ishte I domosdoshëm.

Artikulli paraprakTËRMETI, DE BIASI FUSHATË PËR TË MBLEDHUR FONDE
Artikulli tjetërMETA: 107-VJETORI, USHTRIA NË SOLIDARITET ME QYTETARË