Në një intervistë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duke folur rreth Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë se tashmë është qëndrim shumë i qartë i Bashkimit Evropian, pa votimin e kësaj marrëveshjeje nuk ka viza për Kosovën, jo me muaj apo vite, por dekada.

Duke u përgjigjur në pyetjen se kur pritet ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, Thaçi është përgjigjur: “ Unë besoj që Qeveria e Kosovës do ta dërgojë në ditët e ardhshme dhe gjithashtu shpresoj që deputetët e Parlamentit të Kosovës më në fund do të votojnë për marrëveshjen për shënimin e kufirit dhe Kosova do të ketë të drejtën e liberalizimit të vizave, sepse tashmë është qëndrim shumë i qartë i Bashkimit Evropian, pa votimin e kësaj marrëveshjeje nuk ka viza për Kosovën, jo me muaj apo vite, por dekada”

Artikulli paraprakKOMANDO E ARMATOSUR SULMON SPITALIN USHTARAK, 2 TË VDEKUR
Artikulli tjetërBRAZILI PËRBALLË KRIZËS MË TË THELLË EKONOMIKE