Gazeta britanike “The Guardian” ka zgjedhur Leo Messin si futbollistin më të mirë në botë për vitin 2015. Për herë të parë, lojtari nr.1 i botës ndiqet në katërshen kryesuese nga dy sulmues të tjerë të po të njëjtës skuadër.

Ata përbëjnë treshen  e ëndrrave, Messi, Suarez, Neymar. Aspak surprizues është vendi i dytë, i zënë nga portugezi Cristiano Ronaldo, i cili e ndan treshen e Barcelonës në një votim të ngushtë. Neymar, me tre trofe të fituar, një gol në finale të Champions League dhe me një lojë të shkëlqye sezonale, ka të drejtë të pyesë veten se çfarë duhet të bënte më shumë për të lënë poshtë vetes, futbollistin më të famshëm në botë, Cristiano Ronaldo.

Artikulli paraprakTIVAR – ULQIN, DIGJET AUTOBUSI QË VINTE NGA SHQIPËRIA
Artikulli tjetërYJET E EUROPIANIT, EURO 2016, EDHE CANA MES TYRE