Në afërsi të kufirit me Shqipërinë është arrestuar një shtetas grek, që akuzohet për futjen në vend të një sasie të konsiderueshme droge. 56 vjeçari u ndalua pas një operacioni të koordinuar, në rrugën që lidh vendbanimin kufitar Nestorio me Kosturin.

Në makinën e tij u gjetën dy çanta udhëtimi, brenda të cilave ndodheshin 38 qese plastike të mbushura me kanabis. Pesha e përgjithshme e drogës rezultoi 39,3 kilogramë. Nga kontrolli që u realizua pas arrestimit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 177 fara kanabisi, një peshore precizioni elektronike dhe 32 pilula me medikamente narkotike.

56 vjeçarit iu sekuestrua edhe automjeti, dy telefona celularë, si dhe 200 euro që kishte me vete. Policia po vazhdon hetimet, ndërsa dyshon se ai e kishte marrë drogën në dorëzim diku në kufirin e gjelbër.

Artikulli paraprakDROGË DHE ARMË, ARRESTOHEN DY TË RINJ
Artikulli tjetërARRESTOHET TAKSISTI SHQIPTAR ,AKUZOHET PER PERDHUNIM