Dosja ‘Habilaj’, fletëarresti për ish-drejtorin e policisë së Vlorës ,Urdhërarreste dhe për 2 ish-zyrtarë policie

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar një urdhëarresti për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, në vijim të hetimeve për dosjen “Habilaj”. Urdhërarresti është përcjellë policisë për ekzekutim dhe Çela pritet të arrestohet në orët në vijim. Çela është shkarkuar nga detyra e kryepolicit të Vlorës në prill të këtij viti me vendim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Shqiptarja.com ka mësuar se fletëarresti janë lëshuar edhe për dy ish-zyrtarë të policisë së Vlorës, Arsen Sinomati dhe Sokol Bode.

Në kërkesën e prokurorisë thuhet se ish-punonjësit e policisë janë bashkëpunëtorë të Habilajve në trafikun e drogës në drejtim të Italisë. Prokuroria kërkoi më herët arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar si i implikuar në trafikun e drogës me Habilajt. Aktualisht Prokuroria ka kryer kontroll banese dhe e ka marrë në pyetje Tahirin. Ish-ministri i Brendshëm përmendej në përgjimet e Habilajve, por Kuvendi nuk e dha autorizimin për arrestimin e tij, përveç kontrollit në banesë. Kush është Jaeld Çelaj Jaeld Çela ka drejtuar Policinë e Vlorës nga shtatori i 2014 deri në prill 2017, kur u shkarkua nga detyra me vendim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Më herët, Çela ka drejtuar edhe Drejtorinë e Policisë së Durrësit.

Artikulli paraprakVIDHNIN ENERGJINË ELEKTRIKE PROCEDOHEN TRE BIZNESE
Artikulli tjetërGRABITET ME ARMË NJË SUPERMARKET, 8 TË SHOQËRUAR