Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shkodër organizoi një takim me administratorët shoqëror dhe përfaqësues të Njësive Administrative të Qarkut Shkodër.

Në fokus të këtij takimi ka qenë trajnimi për skemën e re të ndihmës ekonomike, e cila pritet të filloj aplikimin që prej muajit janar të vitit 2018. Sipas drejtores së këtij institucioni, Valbona Tula, ky është trajnimi përfundimtar që bëhet dhe është në kuadër të masave për mënyrën e aplikimit, ndërkohë që bashkëpunimi it ë pesë bashkive të qarkut Shkodër sipas Tulës është thelbësor.

Tula shprehet se administratorët shoqëror janë shpjeguar me detaje, në mënyrë që të kenë gati çdo përgjigje për pyetjet e qytetarëve. Anomalitë gjatë muajit të parë janë të kuptueshme, megjithatë pritet të përmirësohen në vazhdim. 

Ky nuk është takimi i parë trajnues që Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shkodër organizon për administratorët shoqëror të qarkut. Ndërkohë, me skemën e re të ndihmës ekonomike, qytetarët duhet të kenë kujdes për rishikimin e ndryshimeve të marrdhënieve të punës.

Artikulli paraprakMINISTRI BUSHATI NDIHMA PËR TË VARFËRIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË JANAR DREJTË MALIT TË ZI