Tre makina janë përplasur mes tyre duke lënë të plagosur 5 persona. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Peshkëpi të Vlorës, ndërsa janë dashur 3 ambulanca për të transportuar 5 të plagosurit në spital.

Një makinë tip Benz me targa AA 502 YC është përplasur me dy makina të tjera, ndërsa përplasja ka qenë e fortë pasi dëmet materiale të dy makinave janë të kosniderueshme.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe parakalimit të gabuar të njërit prej mjeteve. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.