Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në orën 17:00 në Manduria, Itali. Tre shqiptarë, dy burra dhe një grua kanë mbetur të plagosur si shkak i këtij aksidenti. Një furgon ‘Ford’ është përplasur dhunshëm me një pemë, duke lënë të plagosur personat që udhëtonin në mjet.

Makina ka dalë nga rruga me shpejtësi dhe është përplasur me ullirin, disa metra brenda një lëndine.Të tre shqiptarët janë dërguar në spital dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendej kritike për jetën.

Sipas policisë italiane, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të lodhjes së shoferit, një djalë i ri.

Artikulli paraprak109-VJETORI I PAVARËSISË, MBAHET CEREMONIA E NGRITJES SË FLAMURIT JA KUSH ISHIN TË PRANISHËM
Artikulli tjetërPARTIA DEMOKRATIKE NË SHKODËR URON PËR DITEN E FLAMURIT , KJO DITË DUHET TË JETË NJË FTESË PËR…