Simboli i tryezës së ndërrimit të viteve gjeli i detit, i kthyer në burim fitimi për banorët e fshatrave përreth nuk po sjell te ardhurat e pritura . Tregtaret të cilët jetojnë me të ardhurat e tyre i nxjerrin për ti shitur tufat e gjelave, por rezultati nuk është aq i kënaqshëm.

Përveç krizës ekonomike sipas fermerëve në uljen e kërkesave për gjelin e detit, ka ndikuar edhe mbushja e tregut me shpendë të importuara dhe diferenca në çmim. Një kilogram gjel deti i rritur ne keto zona shitet me 600 leke.Fermerët ankohen se këtë vit nuk po mbulojnë as shpenzimet e tyre, si pasojë e rritjes së kostos për mbarështimin dhe rënies së kërkesës nga konsumatorët.Në vigjiljen e darkës së Vitit të Ri, gjeli i detit padyshim mbetet më i kërkuari për tryezat shqiptare.Aktualisht cmimi i tij varion 40-50 mije leke te reja nderkaq konsumatorët pohojnë se nuk përballojnë dot çmimin në rritje të gjelave të detit. Por shitësit justifikohen me cilësinë e mishit të gjelave, që sipas tyre, janë rritur me ushqim natyral dhe jo me koncentrate.

Artikulli paraprakMBI 30 FAMILJE RREZIKOJNË TË MBESIN NË QIELL TË HAPUR
Artikulli tjetërDEBAT MES SEKRETARIT TË PD MARLECI E KËSHILLTARIT NURJA