Mjekra është bërë një nga elementët që duket se vitet e fundit ka zënë një vend të rëndësishëm në lidhje me preferencën e personave të ndryshëm.

Trendi më i fundit i fundvitit duket se është mjekra shumëngjyrëshe. Fotografitë e këtij trendi të ri postohen në instagram me hashtagun #GlitterBeard. Përveç meshkujve këtë trend kanë filluar ta përdorin edhe femrat, të cilat e ngjyrosin fytyrën e tyre, duke krijuar mjekër shumëngjyrëshe.