Situata e bizneseve në Shkodër kryesisht atij të vogël në opinionin e Albert Tuka paraqitet shumë problematike. Shkurtimi I numrit të fuqisë punoëtore është një nga shqetësimet nga më kryesoret që I shoqëron prej kohësh.

Sipas Tukës biznesi ka pësuar dëme të konisderueshme në periudhën e pandemisë pasi nuk u ndihmua nga qeveria por vetëm iu dhanë pagat e luftës. Albert Tuka shprhet se edhe këto paga punëdhënësit dhe punëtorët ishin të detyruar të paguanin sigurimet shoqërore.
Tuka ndër të tjera tregon se rreth 45% e popullsisë në Shkodër që janë të aftë për punë janë të papunësuar.

Referuar shifrave nga drejtoria e Tatimeve, më shumë se 2 mije biznese të vogla në qytetin e Shkodrës kanë kaluar në status pasiv. Kjo situatë problematike për biznesin kryesisht në Shkodër vijon prej vitesh e cila ka detyrar edhe punëdhënësit të shkurtojnë staf apo të mos të punosojnë më staf të ri.

Artikulli paraprakPS FESTON FITOREN, BECI: FALEMINDERIT SHKODËR
Artikulli tjetërSEANCË DHURIMI GJAKU PËR TALASEMIKËT