Partia Socialiste festoi fitoren historike të bashkisë Shkodër nga kryetari i zgjedhur tashmë më 14 maj Benet Beci. Mes të gjithë atyre që kontribuan për këtë fitore, Beci i falenderoi ndërsa tha se kjo është një mundësi e re për të ndërtuar Shkodrën europiane që të gjithë ëndërrojnë si porta hyrëse e Shqipërisë.

Përfaqësuesja e Partisë Social Demokrate Suada Selimaj në emër të PSD dhe kryetarit të kësaj force politike Tom Doshi i uroi fitoren Benet Beci, si kryetari i ri i bashkisë Shkodër.

Beci përshëndeti gjithë të pranishmit ndërsa kjo festë e organizuar për fitoren e bashkisë Shkodër nga socialistët vijoi për disa orë.

Artikulli paraprak“URA MBI BUNË”, KUVENDI MIRATON MARRËVESHJEN MES SHQIPËRISË DHE MALIT TË ZI
Artikulli tjetërTUKA: SITUATA E BIZNESIT NË SHKODËR PROBLEMATIKE