Vetëm 80 oferta për punësim ka deri tani nga bizneset për sezonin turistik në Shkodër. Drejtorja rajonale e shërbimit kombëtar të punësimit Rozafa Zmijani shprehet se në Velipojë ende shumë biznese nuk kanë nisur nga puna.

Ajo që ndodh është se duhet që specialistët e zyrës së punësimit të shkojnë tek bizneset ndërkohë që ligji i detyron ata të vijnë tek zyra e punës. Numri prej 80 ofertash për punë deri tani në sezonin turistik është shumë i ulët shprehet drejtorja Zmijani ndërsa thotë se kjo është negative për ekonominë e Shkodrës.

Në Shëngjin turizmi zhvillohet pothuajse gjatë gjithë vitit e po ashtu edhe në zona të tjera turistike ndryshe nga Velipoja që realisht fluksin e madh e nis në gjysmën e qershorit duke dëmtuar jo vetëm bizneset atje por edhe ekonominë rajonale në përgjithësi.

Artikulli paraprakMBYLLET PROJEKTI 10-MUJOR PËR MJEDISIN
Artikulli tjetërTESTOHEN MATURANTËT E “PRENKË JAKOVËS”