Ndërmarrja e ujësjellës kanalizime qytet ka reaguar lidhur me mungesën e ujit të pijshëm prej 25 vitesh në fshatin Juban të Gurit të Zi.

Më parë njësia Guri Zi administrohej nga ujësjellësi fshat dhe tashmë kanë nisur t’i kalojnë ndërmarrjeve të qytetit pas reformës territoriale. Nga inventarizimi i deritanishëm, zëdhënësi i ujësjellësit qytet Gjon Gjeka shprehet se për fshatin Juban nuk ka asnjë dokument se ekziston një ujësjellës shtetëror….. Zëdhënësi Gjeka tregon se edhe nëse është në dokumentacion ujësjellësi i fshatit Juban mund të jetë ende tek ndërmarrja e ujësjellësit fshat, e cila po bën dorëzimin ndër të tjera edhe të njësisë Gur Zi…. Banorët e fshatit Juban akuzuan se ujësjellësi i ndërtuar në vitin 2000 me një fond nga një Kishë vihet në punë vetëm në kohë fushatash elektorale. Ndërmarrja e ujësjellësit pasi të bëhet dorëzimi edhe i njësisë Guri Zi mund të shohë mundësitë për ta futur në inventar atë ujësjellës dhe për të investuar për përmirësimin e gjendjes atje. Deri atëherë fshati Juban do vijojë të qëndrojë pa ujë të pijshëm.

Artikulli paraprakDHUNA NE FUTBOLL, JA CFARE NDODHI GJATE EUROPIANIT
Artikulli tjetërPUKË NIS INVESTIMI PËR SISTEMIMIN E LAGJES SË PALLATIT TË KULTURËS