Ekipi I gazetarëve nga Shqipëria ka fituar edicionin e dytë të turneut të futbollit në rërë që u zhvillua në komunën e Ulqinit I organizuar nga komuna dhe Organziata e Turizmit atje. Shqipëria fitoi me rezultatin 2 – 0 përballë Bosnje – Hercegovinës. Omer Bajraktari, kryetari I komunës Ulqin dhe Gëzim Hajdinaga kryetar I Organizatës së Turizmit shprehen falenderues ndaj mbështetjes që mori ky aktivitet.

Gazetari nga Kosova, Artan Muhaxheri shpjegon pse Kosova nuk mori pjesë në ndeshje.
Këto aktivitete jo vetëm thellojnë bashkëpunimin mes gazetarëve shërbejnë edhe për promovimin e turizmit të vendeve të Ballkanit.

Vitin e ardhshëm ky turne pritet të jetë më I zgjeruar, ndërsa përmes tij janë hapur urat e bashkëpunimit për të organizuar një turne të tillë në qytetin e Shkodrës me një pjesëmarrje më të madhe ekipesh.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, VIJON PËRDORIMI I QESEVE PLASTIKE
Artikulli tjetërRUSIA E BËN FAKT TË KRYER/ DORËZOHEN PASAPORTAT E PARA RUSE NË ZONAT E PUSHTUARA TË UKRAINËS