Vau Dejës/Vijon operacioni i koduar “Territor i Pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Vihet në pranga një shtetas, pasi dyshohet se ka kultivuar 143 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Vilës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, si rezultat i kontrolleve intensive në terren, dhe i informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit të koduar “Territor i Pastër”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale ku arrestuan në flagrancë shtetasin:

M. D., 50 vjeç, e banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas, ka kultivuar 143 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Vilës.

Bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“KY ËSHTË PARLAMENTI I ERGYS AGASIT” – BERISHA SHPËRTHEN NË AKUZA NË KUVEND: KJO E SOTMJA ËSHTË SEANCA MË E TURPSHME
Artikulli tjetërDËME TË SHUMTA NGA ZJARRET NË QARKUN LEZHË