Shkodra vijon traditën e bukur duke zhvilluar aktivitetin sportiv “Triathlon Labeat”.

Edhe kësaj here kjo garë e trefishtë është zhvilluar në pikën turistike të Shirokës me një pjesëmarrje të gjërë. Trajneri i notit Enver Muriqi edhe pse në një moshë të thyer vazhdon që të kërkojë kushte për sportin e notit duke thënë se nevojitet ndërtimi i pishinave për stërvitje. Muriqi shfrytëzoi praninë e kryebashkiakes Ademi për të bërë kërkesën e tij. “Triathlon Labeat” është një garë që zhvillohet ne tri disiplina të ndryshme sportive, not, çiklizëm dhe vrapim. Në fund fituesve iu është dhënë edhe çertefikata nderi.

Artikulli paraprakKONTRABANTË CIGARESH, ARRESTOHET 54-VJEÇARI NGA DURRËSI
Artikulli tjetërSHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS, PAPA FRANÇESKU KATEKIZËM NË SHËN PJETËR